A do të shkrihet Komiteti i Ekspertëve?! Manastirliu: Pandemia vijon

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 17:27 | Aktualitet
A do të shkrihet Komiteti i Ekspertëve?! Manastirliu: Pandemia vijon

Rastet ditore nga infektimet e Covid 19 vijojnë të ulen. Në muajin prill shifrat e të prekurve janë nën 100 raste brenda 24 orëve.

Një situatë e qetë epidemiologjike, por që me qarkullimin e varianteve të reja si  B.A2  institucionet shëndetësore nuk do të ulin vigjilencën.

Ministrja Manastirliu, e pyetur pas mbledhjes së qeverisë nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shpërbëhej, u përgjigj në mënyrë kategorike duke argumentuar se pandemia nuk ka përfunduar.

Për stafet mjekësore që po shërbejnë ende pacientëve me koronavirus bonuset mujore po përllogariten në bazë të ngarkesës, ndryshe nga një vit më parë kur bonusi ishte i përcaktuar. 

Aktualisht pacientët e shtruar nga koronavirus po trajtohen vetëm në spitalin Covid 3, pasi në spitalin Infektiv ka nisur puna për restaurimin e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos