
Edmond Haxhinasto, kandidat për deputet i LSI-së në zgjedhjet e 25 Prillit, u pyet në “Absolut 4” nëse LSI-ja do t’i bashkojë votat me Partinë Socialiste, në rast se pas zgjedhjeve, PS-ja nuk merr dot votat e mjaftueshme për të krijuar e vetme qeverinë, por merr më shumë sesa Partia Demokratike.
“Është një pyetje që e respektoj. Edhe pse duket sikur jemi në një situatë ku koalicioni i ardhshëm paszgjedhor do të jetë në varësi të rezultatit, nuk është kështu. Ne kemi një opozitë solide. Nuk do të presim rezultatin e PS-së për të krijuar një koalicion të ri”, tha prerë Haxhinasto.
“LSI-ja nuk ka thyer kurrë marrëveshje, kanë qenë të tjerët që kanë prishur marrëveshjet me LSI-në. Opozita është në bllok, e qartë dhe e vendosur”, shtoi Haxhinasto. (A2 Televizion)