A është ky fustani i verës? Bota mbarë çmendet për krijimin e stilistes shqiptare

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 10:41 | Lifestyle

Një fustan ngjyrë rozë me mëngë të fryra tyli dhe luleshtrydhe të stampuara është kthyer në veshjen më të kërkuar nga fanatikët e modës në këtë sezon veror.

Fustani është krijuar nga stilistja me origjinë shqiptare nga Kosova, Lirika Matoshi, fama e së cilës tashmë është ndërkombëtare dhe po komentohet në maksimum në faqet e modës.

Kërkesat online për fustanin 490 dollarë janë më shumë se disponibiliteti dhe shumë femra që e kanë blerë tashmë e ofrojnë atë me qira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos