
Shtëpia italiane e modës, Fendi, tërhoqi sërish vëmendjen me origjinalitetin dhe elegancën e krijimeve të saj, në Javën e Modës në Paris.
Koleksioni i ri i brendit luksoz dallonte nga një gamë ngjyrash kryesisht neutrale, ku mbizotëronte e bardha dhe kremi. Vëmendje të veçantë morën elemente të tjera fine, si qëndisja e luleve dhe apo fustanet e tejdukshme.
Stilisti Kim Jones tha se ai u frymëzua në skenat e regjisorit italian të filmave Pier Paolo Pasolini, ku gjen një lidhje mes antikes dhe modernes.
"Pasolini vëzhgoi Romën të bëhej moderne, dhe kjo është ajo që është interesante për mua: lidhja e epokave, e vjetra me të renë, e kaluara me të tashmen", tha Jones në një deklaratë.
Modelet e përzgjedhura, mes të cilave Kate Moss dhe vajza e saj Lila Grace, prezantuan fustane të qëndisura, fustane sateni, të tejdukshme, me dantella apo pallto me printime, si dhe kostume mashkullore që thyheshin nga eleganca e luleve të punuara me aq elegancë. (A2 Televizion)