A është ky përbindëshi i Loch Ness? Stuhia “Ciara” nxjerr në breg skeletin gjigant

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 12:43 | Lifestyle

Banorët e Aberdeen në Skoci kanë mbetur të habitur mëngjesin e së martës pasi në breg të detit kanë hasur skeletin e një krijese të çuditshme, të cilin nuk kanë mundur ende ta identifikojnë se kujt kafshe i përket.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se skeleti i kafshës misterioze është nxjerrë në breg të detit nga stuhia e fuqishme “Ciara” që ka goditur Britaninë prej dy ditësh.

Fotoja e karkasës u postua në mediat lokale dhe shumë prej komentuesve aluduan që ajo mund t’i përkasë përbindëshit të Loch Ness, krijesës mitike misterioze që ka turbulluar mendjen e qindra personave në histori, por ky dyshim bie pasi Nessie nuk mund të përshtatej dot me ujërat e kripura të detit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos