
I pyetur nëse ka gjasa që gjykata të njohë edhe vendimet e kuvendit të 18 dhjetorit sikurse ndodhi me ato të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike, Berisha tha në studion e Debatit me Alba Alishanin se asnjë gjykatës normal nuk mund të pranojë kuorumin prej 1958 votash, pavarësisht se Basha sipas tij e ka servirur për 5004, duke i sugjeruar këtij të fundit një kurs të ri matematike.
“Gjykatës me fakultete mendore normale që të pranojë 1958 për 5004 nuk besoj që gjen as në shtëpitë e problemeve të shëndetit mendor. Por gjykatës nuk mund ta pranojë atë se kuvendi ka një kuorum dhe shifra 1958 është nën kuorumin e vendimeve dhe asnjë vendim nuk ka vlerë por ky kuorum është servirur 5004 dhe kjo është matematika e Bashës dhe tani do ketë kohë të bëjë një kurs të ri matematike”, tha Berisha. (A2 Televizion)