Alibeaj pret Haradinajn në ambientet e Kuvendit

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 19:21 | Politikë
Alibeaj pret Haradinajn në ambientet e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj ka pritur në një takim grupin parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi mes 2 vendeve dhe nevoja e përbashkët për rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.

"Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK.

Ndamë së bashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruan Alibeaj.

Takimi është bërë në ambientet e Kuvendit dhe jo në selinë blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos