All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

A kaloi vala e dytë? Alimehmeti: Ulen vdekjet dhe infektimet, vijoni zbatimin e masave

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 15:40 | Aktualitet
A kaloi vala e dytë? Alimehmeti: Ulen vdekjet dhe infektimet, vijoni
All - Paragraf - 1

Shqipëria po lë pas valën e dytë dhe më të ashpër të koronavirusit. Në vlerësimin e specialistëve, pozitiviteti nga infektimet e reja këtë periudhë ka rënë nën 20%, duke zbritur nga kulmi që u shënua në fillim të marsit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se përmirësimi i situatës po reflektohet edhe në uljen e shtrimeve në spital dhe të humbjeve të jetës. Por, Alimehmeti thekson se kjo situatë nuk duhet të na çojë në mosrespektim të masave, veçanërisht pas ngrohjes së motit.  

All - Paragraf - 3

Epidemiologu rekomandon që edhe ekspertët e Komitetit Teknik të ndjekin një politikë tjetër për rregullat anti-Covid: “Ne vijojmë të kemi vatra, pasi masat i kemi për të gjithë njësoj, ndërkohë që këto masa nuk i prekin të gjithë njësoj. Kështu që, duhet të jemi të qartë në këtë drejtim. Është koha e masave elegante, ka ardhur koha e bisturisë dhe ka ikur koha e sharrës”.

Në lidhje me diskutimet për AstraZeneca, edhe Alimehmeti thotë se tashmë, jo vetëm Agjensia Europiane e Barnave, por edhe Bordi për Sigurinë e Vaksinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njohur efikasitetin e saj. Ndërsa vaksina ruse Sputnik V, që mbërriti në Shqipëri, sipas Alimehmetit, ka të dhëna të mira dhe po shqyrtohet nga EMA.

Një javë më parë, Shqipëria i hapi rrugë vaksinave ruse dhe kineze, duke hequr pengesat ligjore që ndalonin përdorimin e tyre pa miratimin e Agjensisë Europiane të Barnave.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos