
Nuk mund të ketë kthim fizik të pronave, thekson kreu i përgjithshëm i Kadastrës, Artan lame, duke e cilësuar një gënjeshtër të madhe programin e demokratëve për këtë çështje.
Ndërsa sfida e institucionit, sipas Lames, mbetet regjistrimi i tokave në fshat.
“PD pretendon që do vazhojë kthimin fizik ish-pronarëve. Është gënjeshtra më e madhe që mund t'iu hidhet shqiptarëve në këtë fushë. Nuk mund të bëhet më kthim fizik ish-pronarëve, sepse Shqipëria është 28 mijë katrorë, jo 280 mijë metra katrorë. Ku do gjendjet kjo tokë që iu premtohet për të dhjetën herë pronarëve për kompensim fizik ish-pronarëve”, u shpreh Lame. (A2 Televizion)