"A po heton SPAK, Ramën dhe Veliajn?", detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 18:47 | Politikë
"A po heton SPAK, Ramën dhe Veliajn?", detaje nga mbledhja e

Në selinë e Kuvendit vijon prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve që do të vendosë për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në sallë mungon Ahmetaj, i cili përfaqësohet nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ndërsa organi i akuzës përfaqësohet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokuroren Enkeleda Millonai.

Po ashtu të pranishëm janë agjentët e BKH-së që kanë kryer edhe kontrollin e vilave të ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt në Palas dhe Hamallaj.

Mbledhja nisi me debate të forta dhe u ndërpre për pak çaste, pas vendimit të shumicës për të rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për tu zhvilluar me dyer të hapura për mediat.

Pas rinisjes së saj, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është drejtuar Dumanit dhe Millonait me disa pyetje, të cilave përfaqësuesit e SPAK kanë refuzuar t'i përgjigjen, duke thënë se nuk mund të publikojnë të dhëna për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Në veçanti Bardhi ka kërkuar të dijë nëse për aferën e inceneratorëve po hetohen kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, deputetët socialistë kanë kërkuar të mësojnë nga SPAK nëse janë plotësuar kriteret për arrestimin e kolegut të tyre dhe nëse ka patur presion politik mbi organin e akuzës që të realizojë këtë hetim dhe të marrë vendimin në fjalë.

I gjendur përballë kësaj pyetje, Altin Dumani është përgjigjur duke thënë “ne jemi të pavarur” dhe ka shtuar se në vendimin e SPAK nuk ka asnjë presion politik.

Pyetjet e Bardhit:

1. Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?

2. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?

3. A ka fuqi Arben Ahmetaj ti bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama? (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/11/sherr-ne-keshillin-e-mandateve-nderpritet-mbledhja-per-ahmetajn/

A2 CNN Livestream

Latest Videos