A po tërhiqen rusët? Shtuni: Lajmet kontradiktore, Rusia e ka të vështirë ta pushtojë Ukrainën

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 20:28 | Aktualitet
A po tërhiqen rusët? Shtuni: Lajmet kontradiktore, Rusia e ka të

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni komentoi në Debat zhvillimet e fundit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, pas raportimeve nga Ministria ruse e Mbrojtjes se ka nisur tërheqjen e trupave nga kufiri pas përfundimit të manovrave ushtarake.

Sipas ekspertit Shtuni, lajmet për tërheqjen e trupave ruse janë ende kontradiktore dhe se nuk duhet pasur shumë besim te Putin. Ai shtoi se edhe nëse Rusia e sulmon Ukrainën do ta ketë shumë të vështirë ta pushtojë atë.

“Nuk kemi informacion të mjaftueshëm në këto momente për të dhënë një përgjigje të plotë për këtë çështje. Jemi duke marrë thjesht informacione kontradiktore dhe është problematike për të arritur në një përfundim. Por gjithësesi ne dimë kujt burimeve t’iu besojmë. Me Putinin duhet t’i shikojmë dy herë veprimet për të besuar një herë. Nuk ka pasur një lëvizje në terren të trupave përndryshe do të kishim fakte, imazhe. Duma ruse në të njëjtën kohë bëri një provokim tjetër që nuk çon në ulje të tensioneve. Putini kërkon të kontrolloj drejtimin strategjik të Ukrainës pa pasur nevojën ta pushtojë tërësisht. Nuk është e thjesht të pushtosh Ukrainën, është vendi i dytë në botë nga madhësia në Europë”, tha Shtuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos