
Në javën dedikuar vaksinimit të studentëve, interesimi pranë stendave të vendosura në fakultetet e Tiranës është mjaft i ulët. Ekipet e vaksinatorëve filluan punë këtë të martë teksa studentët e vaksinuar numërohen me gishtat e dorës.
Ndonëse një pjesë e kanë marrë një dozë të vaksinës në prag të nisjes së vitit të ri akademik, përqindja e tyre mbetet më pak se 20%.
Disa prej studentëve heqin dorë nga arsimimi dhe nuk pranojnë kushtin e vaksinimit me detyrim për të qenë në auditorë.
Në dispozicion të studentëve janë ofruar vaksinat AstraZeneca dhe Coronavac, por sipas mjekëve preferenca është e ndryshme.
Nga e hëna e 18 tetorit, për studentët e pavaksinuar do të nevojitet testi i përjavshëm PCR, pasi mësimi online nuk do të jetë një alternativë për të ndjekur arsimin e lartë. (A2 Televizion)