A2 CNN në frontin e luftës, në Kiev çerdhe e shkolla të hapura, në periferi bombardime ruse

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 20:52 | Bota
A2 CNN në frontin e luftës, në Kiev çerdhe e shkolla

Në një lidhje LIVE nga Kharkivi në Ukrainë, gazetari Julian Kasapi, ka folur në “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN” mbi situatën aktuale atje, teksa u përqendrua kryesisht tek situata në kryeqytetin, Kiev.

Sipas gazetarit Kasapi, situata atje duket më e qetë në krahasim me qytetet e tjera më në periferi, teksa jeta vazhdon normalisht, me shkollat dhe çerdhet e hapura për fëmijët.

Ndërkohë, situata sa vjen e bëhet më e tensionuar duke u larguar nga Kievi, teksa në disa qytete vihet re një avancim dhe rritje e numrit të bombardimeve ruse, edhe ndaj vendbanimeve civile, ku ka pasur edhe viktima.

“Vetë Ukraina, ushtria ukrainase është e përgatitur. Nga Lviv deri në Kiev, situata është më normale se një vit më parë. Në Kiev jetohet, shkollat funksionojnë, çerdhet funksionojnë. Vetëm në periferi të Kievit ushtria ukrainase ka bërë disa bombardime, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Situata vijon të tensionohet edhe më shumë kur largohesh nga Kievi, ku nis të shohësh edhe më shumë postblloqe. Banorët e shumë zonave periferike, larg Kievit, janë shpërngulur nga banesat e tyre, për t’iu shmangur bombardimeve ruse.

A po i druhen ukrainasit një ofensive të mundshme të Rusisë në 1-vjetorin e pushtimit, në 24 shkurt dhe çfarë ju bën më shumë përshtypje nga situata aty në Ukrainë?

Këtu ekziston një uebsajt që tregon hap pas hapi përparimin e Ushtrisë së Ukrainës apo asaj ruse.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është normaliteti i jetesës te shumë banorë, të cilët duket se janë mësuar me këtë situatë. Situata është tepër e vështirë. Gjithçka ndodh në Kramatorsk, ndaj edhe ne na u sugjerua të largoheshim që aty, pasi në ditët e fundit aty ka qenë një situatë jo fort e mirë si pasojë e bombardimeve ruse.” (A2 Televizion)

Gazetari i A2CNN nga Kharkiv, Ukrainë
https://a2news.com/2023/02/02/ne-frontin-e-luftes-grupi-i-a2-cnn-ne-chasiv-yar-ruset-bombardojne-kramatorsk/
https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-100-metra-larg-shperthimit-te-nje-raketa/
https://a2news.com/2023/02/02/ushtria-ruse-po-perparon-drejt-kramators-a2-cnn-deshmon-nga-fronti-i-luftes-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/02/01/vitali-klitschko-ne-duam-perendimin-rusia-do-bashkimin-sovjetik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos