A2 CNN zbardh progres-raportin për Shqipërinë, KE vlerëson ecurinë, por s'jep datë për konferencën ndërqeveritare

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 12:40 | Politikë
A2 CNN zbardh progres-raportin për Shqipërinë, KE vlerëson

A2 ka arritur të sigurojë progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, që do të paraqitet sot në Parlamentin Europian.

Në raport, nuk ka një datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pavarësisht vlerësimit që i bëhet Shqipërisë, për përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Raporti vlerëson ecurinë e SPAK, krijimin e BKH-së, si dhe kthimin në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese.

“Shqipëria ka vazhduar të plotësojë të gjitha kushtet e tjera dhe ka bërë përparim të mëtejshëm të konsiderueshëm, të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve të tjera të theksuara nga Këshilli”, shkruhet në raport. 

Por, qasja është komplet e kundërt kur bëhet fjalë për lirinë e medias. Raporti thekson se në këtë aspekt Shqipëria nuk ka bërë aspak progres, teksa nuk ka ndryshuar atmosfera e sulmeve ndaj gazetarëve. 

Raporti i KE-së, do të paraqitet sot në Parlamentin Europian nga komisionieri Oliver Varhelyi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos