25 Prilli, nis hetimi parlamentar. Opozita kërkon dëshmitë e Ramës dhe kreut të SPAK

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 19:53 | Politikë
25 Prilli, nis hetimi parlamentar. Opozita kërkon dëshmitë e

Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit hapi siparin, mes debateve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Rendi i ditës ishte procedurial dhe pikërisht, procedura për të miratuar rregulloren e brendshme, u bë shkak për debate.

Pas dy orësh debat shterpë pa asnjë produkt, diskutimi kaloi në çështje të rëndësishme si plani paraprak i hetimit ku parashikohen të verifikohen burimet shtetërore, vendimet qeveritare dhe fondet publike gjatë periudhës 1 janar-30 prill 2021.

Veç çështjeve në hetim, 15 anëtarët do të zhvillojnë edhe seanca dëgjimore me dëshmitarë, ku opozita kishte përgatitur listën e saj me 24 të tillë.

Mazhoranca nuk ishte dakord, duke i rezervuar vetes të drejtën për ta amenduar listën e dëshmitarëve në mbledhjen e radhës. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos