
Edhe pse në Malin e Zi është një hap larg karriges së kryeministrit, Dritan Abazoviç erdhi në Tiranë për të marrë titullin “Honoris Causa”, si dhe për të promovuar librin e tij, të cilin thotë se ka nisur ta shkruajë para se të drejtonte qeverinë e Podogoricës.
Kryeministri në detyrë, pavarësisht kundërshtive brenda Malit të Zi, mendon që Ballkani i Hapur i shërben vendeve të rajonit.
Vizioni i së kaluarës, i barrierave, barrikadave. Ky është një vizion. Vizioni tjetër është bashkëpunim, mobilitet, më tepër bashkëpunim dhe çdo gjë në mënyrë më relaksuese dhe unë zgjedh këtë model”, tha Abazoviç.
Edhe pse nuk e kishte lexuar librin e homologut të tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk i kurseu fjalët e mira për Dritan Abazoviç.
“Është një fenonem në politikën ballkanike, sepse ka guxuar në krijimin e një lëvizjeje politike që është përtej etnive”.
Abazoviç hodhi poshtë akuzat ndaj tij dhe Edi Ramës për thyerjen e embargos mbi mallrat ruse. Nga ana tjetër, ai pranoi ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)