Berisha për logon e PD: Ne e kemi dhe do mbrojmë vendimin e gjykatës

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 13:41 | Politikë
Berisha për logon e PD: Ne e kemi dhe do mbrojmë vendimin e

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar edhe çështjet e brendshme të PD-së sa i përket logos, duke thënë se zyrtarisht është grupimi i tij që e zotëron atë me çdo ligj të botës, sepse, sipas tij, këtë e njeh vendimi i gjykatës.

Sipas Berishës, i vetmi problem në këtë mes është kryeministri Rama, që nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës.  

“Ne nuk e kemi logon. Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon. Sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon. Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër. Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër. Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Janë disa parime të paprekshme. Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton. Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim. Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit.”

Kryetari i PD, Sali Berisha

Ndërkohë, duke folur për hapjen e PD-së, Berisha u shpreh se në listat e këshillave bashkiakë do të ketë përfaqësues edhe nga shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare.

“Opozita tani shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hymë në fazën e përzgjedhjes dhe të këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë juve me siguri është risia e këtyre këshillave se do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja dhe vetëm hapja, është konstantja e PD-së. Ndaj edhe parlamentarë të qytetarëve nuk do të jenë vetëm partiakët, anëtarët e nderuar të PD-së, por do jenë simpantizantët, do të jetë edhe shoqëria civile. Njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD-së, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë.” (A2 Televizion)

Kryetari i PD, Sali Berisha
https://a2news.com/2023/01/13/berisha-thirrje-per-mark-zuckerberg-dhe-elon-musk-ndeshkoni-edi-ramen/
https://a2news.com/2023/01/13/berisha-rozeta-nuk-ishte-magjistare-parate-ia-dha-alda-klosi-ne-mirebesim/
https://a2news.com/2023/01/13/berisha-kerkon-revolucion-nuk-ka-asnje-zgjidhje-tjeter/

A2 CNN Livestream

Latest Videos