Në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Brigadave në Tiranë, u prezantua abetarja e re kombëtare, një tekst unik i hartuar me Kosovën, e që do të shërbejë edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama vlerësoi arritjen e objektivit nga dy qeveritë, të vendosur në mbledhjen e përbashkët nëntorin e kaluar në Elbasan. (A2 Televizion)
Abetarja e përbashkët, nxënësit në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me të njëjtin tekst
