Abuzimet me të miturit, reagimet e politikanëve për dy ngjarjet e fundit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 17:31 | Politikë
Abuzimet me të miturit, reagimet e politikanëve për dy ngjarjet e

Videoja që i kushtoi padinë dhe kërkesën për dëmshpërblim prej 1 milion lekësh drejtorit të policisë, u bë shkas dhe për kritika të forta në rrjetet sociale për deputetët që nuk reaguan gjatë komenteve të Ardi Veliut.

Si për të shlyer gabimin, në të gjitha mbledhjet e fundit “online” në komisone, ata janë shfaqur më sensitivë në rastet e abuzimeve ndaj të miturve.

Ndaj, për rastin e djalit të Zaida Çobos, 15-vjeçarit që u dhunua pranë Liqenit Artificial, i kërkuan një mendim dhe Avokates së Popullit teksa ajo raportonte për punën vjetore.

Më i shpejtë ishte reagimi i zonjave deputete, të cilat kanë dhe aleancën e tyre, për 15-vjeçaren e abuzuar nga roja i shkollës në Babrru.

Këto ishin dy ngjarje që prekën opinionin publik, duke risjellë edhe një herë në vëmendje fenomenin e dhunës ndaj të miturve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos