Avokatja e popullit Erinda Ballanca e kishte të vështirë raportimin online këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve. Shkak ishte cilësia e dobët e internetit, çka bëri që raportimi i saj të ndërpritej disa herë. Ndaj dhe deputetët i sugjeruan të ndryshojë linjën e internetit.
“Erinda forco internetin, se nuk kushton shumë. 10 mijë lekë të vjetra kushton të marrësh një linjë më të mirë”, i sugjeroi Vasilika Hysi.
Por zonja Ballanca u justifikua që internetin ia mundëson AKSHI. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit menaxhon dhe protalin E-Albania, platforma në të cilën institucionet shtetërore kanë adresuar marrjen e pothuajse çdo dokumenti e shërbimi. Bllokimi i portalit ishte një gjë e zakonshme në kohën e pandemisë, kur qytetarët dyndeshin online për të marrë leje për të dalë. (A2 Televizion)