
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi nga qyteti i Shkodrës për rastet e abuzimit seksual të ndodhura në Tiranë dhe në Shkodër.
Ministri deklaroi se për të tilla raste është i domosdoshëm rishikimi i qasjes së policisë në lidhje me trajtimin e dhunës seksuale.
“Ka ardhur koha për të rishikuar në thelb qasjen tonë për viktimat e dhunës seksuale, në veçanti fëmijëve, duke shtuar penalitetet në tërësi por duke çuar në ekstrem masat për kujdestarët, sepse shpesh herë gjëma ka ardhur nga ata që zëvendësojnë prindërit”, tha ministri i Brendshëm. (A2 Televizion)