Shqipëria ''trampolinë", mes emigrantëve të luftës rreziku për terroristë drejt BE-së

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 19:49 | Aktualitet
Shqipëria ''trampolinë", mes emigrantëve të

Në qendrën e azilkërkuesve në Babrru thuajse çdo ditë vijnë qytetarë nga kombësi të ndryshme të cilët kërkojnë të strehohen.

Shumë prej tyre mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë duke përshkuar në këmbë ditë të tëra. Të gjithë kanë një qëllim, të largohen drejt Bashkimit Evropian

E njëjta histori edhe për njërin prej azilantëve i cili ka mbërritur nga Kuvajti së bashku me familjen. Ai thotë për A2 se qendra e pritjes në Shqipëri nuk ka kushte higjieno-sanitare pasi në një dhomë qëndrojnë 8 persona

Nga viti 2015 deri në vitin 2019 në vendin tonë kanë mbërritur 11,886 persona ndërsa 6677 kanë kërkuar azil. Shifrat të cilat vijnë në rritje sjellin dhe një tjetër rrezik atë të terroristëve të cilët përdorin Shqipërinë si trampoline për në Bashkimin Evropian

I tillë ishte dhe rasti i Komran Zuhkrov, terroristit i cili dyshohej si pjesë e ISIS në Gjermani. Me origjinë nga Taxhikistani, Zuhkrov kishte mbërritur në Tiranë për të pasur si destinacion final Gjermaninë, por u arrit të prangosej nga antiterrori shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos