Abuzimi me të miturën, Shahini fajëson mediat dhe kërkon nga AMA marrjen e masave

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 16:45 | Aktualitet
Abuzimi me të miturën, Shahini fajëson mediat dhe kërkon nga

Ministria e Arsimit Besa Shahini, nga foltorja e parlamentit, deklaroi se institucioni që ajo drejton nuk do të pronocohet kurrë për rastet e abuzimit me të miturit.

Shahini i faturoi përgjegjësi mediave në trajtimin e çështjes dhe kërkoi nga AMA marrjen e masave ndaj tyre.

“Nga janari 2019-të, strukturat arsimore janë njohur me disa raste të denoncimev. Janë 5 denoncime për ngacmim apo abuzim seksual me të mitur nga abuzues që fëmijët kanë takuar kontekstin e shkollës, si dhe mbi 11 raste të tjera të ngacmimit apo abuzimit të nxënësve tanë nga familjarë apo njerëz të tjerë që ka në komunitet. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe denoncuar po nga ata në organet e drejtësisë.

Tani, dua të bëj të qartë një gjë: as sot, as dje dhe as kurrë, për sa jam unë ministre, MASR nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit dhe të kontribuojë në ri-abuzimin që po i bëni viktimave duke diskutuar detajet e abuzimit dhe duke identifikuar ato.

Kërkoj nga AMA që të mos presë nxitje nga ne, por të merret aktivisht në mënyrë prioritare me mbrojtjen e të miturve, të abuzuarit seksualisht që po abuzohen për së dyti nga mediat, të cilat po shpalosin detaje identifikuese për viktimat, që është shkelje e hapur e të drejtave bazike të fëmijëve”, tha ministrja në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos