Djegin mbetje shtazore, banorët në Lezhë protestë për ndotjen e ajrit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 12:02 | Aktualitet
Djegin mbetje shtazore, banorët në Lezhë protestë për

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës kanë protestuar përpara impiantit të asgjësimit të mbetjeve shtazore, të ngritur në këtë zonë.

Sipas tyre aroma e çliruar nga procesi teknologjik është e padurueshme, duke sjellë problem në të gjithë zonën.

Banorët pretendojnë gjithashtu se teknologjia e vendosur në ketë impiant nuk i përshtatet zonave të banuara dhe është në kundërshtim me normat që mbrojnë ndotjen e ajrit.

 “Është e padurueshme, 24 orë. Kemi shkuar tek Inspektorati i Mjedisit dhe kanë refuzuar të vijnë. Teknologjia që është këtu nuk përputhet me legjislacion, teknologji që vjen nga shtetet lindore” thotë një nga banorët në protestë.  

Banorët e lagjes “Skënderbeg” kërkojnë që t’i jepet fund kësaj situate dhe institucionet të ndërhyjnë sepse e kanë anashkaluar këtë problematikë në mënyrë të përsëritur.  Në të kundërt banorët kanë deklaruar se do të këtë përshkallëzim të protestave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos