
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Devollit pasi abuzoi me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras.
Gruaja është paraqitur në spitalin e Bilishtit, ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6-muajshe.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur". (A2 Televizion)