Abuzoi me nipin e tij 7-vjeçar, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për shqiptarin e Kosovës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 18:41 | Kronikë
Abuzoi me nipin e tij 7-vjeçar, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 15 vjet burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 7-vjeç.

Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.

Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin “Malësi e Madhe” në Prizren.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, me iniciale A. S në 4 nëntor 2021 në banesën e tij, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos