
Policia australiane vuri në pranga 19 persona nën akuzën e rëndë të shpërndarjes në internet të materialeve pedo-pornografike.
Në operacionin e asistuar nga Byroja Federale e Hetimit u bë i mundur dhe shpëtimi i 13 fëmijëve që dhunoheshin sistematikisht nga ky rrjet pedofilësh.
Operacioni i koduar “Bakis”, nisi vitin e kaluar në Australi, pas vrasjes së dy agjentëve të FBI-së në Florida të Shteteve të Bashkuara, të cilët po hetonin për një çështje abuzimi.
FBI-ja më pas informoi policinë australiane për anëtarët e një rrjetit që dyshohet se shpërndanin materialet e abuzimit të fëmijëve në Dark Web. (A2 Televizion)