
Prej të premtes, albumi më i ri i Adele ka dalë në shitje. “30” është albumi i katërt i këngëtares britanike, me tekstet e shkruara prej vetë saj.
Kënga më e famshme e albumit është “Easy on me”, publikuar në tetor në Youtube e që ka thyer rekordin e 163 milionë klikimeve.
Prej kësaj fundjave, ka dalë në shitje edhe albumi më i ri i Sting, “The Bridge”, pjesë e së cilës është edhe hiti i këngëtarit “If it’s love”, këngë në të cilën 70 vjeçari fërshëlleu për herë të parë, duke e shndërruar atë në stil unik të të kënduarit.
"Për mua një këngë është hit kur njerëzit të shoqërojnë, qoftë edhe duke fërshëllyer, kur e dëgjojnë në klube apo kur e këndojnë në makinë. Ajo është hit. Vetëm atëherë kënga është vërtetë e famshme”, shprehet këngëtari.
Pas më shumë se 30 vitesh karrierë, Salma Hayek vlerësohet me yllin e saj në bulevardin e famshëm të yjeve në Hollivud. Ylli i 2709 në radhë, u zbulua nga regjisorja Chloe Zhoao dhe aktori Adam Sandler, me të cilët Hayek ishte protagoniste në filmin “Të rriturit”.
Aktorja 55 vjeçare u vlerësua për talentin e saj të jashtëzakonshëm, si grua që ka ecur vetë në jetë. Hayek ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollivud, si protagoniste kryesore në filma dhe televizion. (A2 Televizion)