Tjetër incident gjatë xhirimeve të “Rust”, kameramani pickohet nga një merimangë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 12:50 | Showbiz
Tjetër incident gjatë xhirimeve të “Rust”, kameramani

Një tjetër incident dramatik është shënuar gjatë xhirimeve të filmit “Rust” me Alec Baldwin. TMZ raporton se një nga kameramanët e filmit, Jason Miller, është pickuar nga një merimangë dhe tani rrezikon t'i amputohet krahu.

Kameramani u punësua për të xhiruar skena në Bonanza Creek Ranch në Santa Fe, New Mexico, ku u pickua nga merimanga e frikshme.

Seti u dëmtua nga aksidenti që rezultoi në vdekjen e Halyna Hutchins. Plumbi kishte ardhur nga një armë e mbajtur nga Baldwin, i cili besonte se ishte e sigurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos