Një mësues historie, i cili njihej si adhurues nazistëve, u urdhërua nga policia në Brazil që të mbulojë simbolin e urryer të zvastikës që kishte vendosur në pishinë.
Policia e zbuloi rastësisht kryqin e thyer në fund të pishinës ndërsa ishte duke ndërmarrë një operacion për një rast rrëmbimi.
Teksa shkuan në shtëpinë e mësuesit, oficerët mësuan se Wandercy Pugliesi ishte aq i apasionuar pas nazistëve sa dhe djalin e tij e kishte quajtur Adolf.
Shtëpia ku u gjet zvastika ndodhet në qytetin e Pomerode, i cili ka marrë dhe nofktën “qyteti më gjerman në Brazil”, ku pjesa më e madhe e banorëve kanë prejardhje nga Gjermania dhe shumë e flasin rrjedhshëm dhe gjuhën. (A2 Televizion)