Spanja fal liderët e Katalonjës, Sanchez: T’i japim fund përçarjes

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 17:44 | Bota
Spanja fal liderët e Katalonjës, Sanchez: T’i japim fund

Qeveria spanjolle ka falur 9 liderët separatist të Katalonjës që u dënuan për rebelim në lidhje me tentativën e dështuar për të shpallur pavarësinë në vitin 2017. 3 të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje, por nuk u burgosën.

Mijëra njerëz dolën në protestë muajin e kaluar për të kundërshtuar këtë plan të qeverisë, por reagimi i saj ishte se një lëvizje e tillë mund të ulte tensionet në Katalonja.

Përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për të shpallur pavarësinë rreth 4 vite më parë shkaktoi një ndër krizat më të mëdha politike në Spanjë në 4 dekadat e fundit.

“Me këtë akt ne duam të hapim një erë të re dialogu dhe t’i japim fund një epoke përçarja dhe konfrontimi”, tha gjatë një deklarate për shtyp kryeministri Sanchez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos