Adoleshentët me fat, makina e tyre shemb garazhin, shpëtojnë pa asnjë gërvishtje

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 22:31 | Bota

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e një aksidenti të rëndë në Littleover të Britanisë së Madhe, ku një makinë me shpejtësi të madhe doli nga rruga dhe shkatërroi totalisht një garazh.

Në makinën Mercedes Benz udhëtonin 3 adoleshentë të cilët pas përplasjes së frikshme arritën të dilnin pa plagë të rënda nga mjeti.

Në video shihet mjeti që kishte dalë nga kontrolli i cili me një shpejtësi skëterrë shkatërron muret e garazhit dhe dëmtohet plotësisht, me të rinjtë që dalin njëri pas tjetrit të shokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos