Adoleshenti në Dibër plagos me kallashnikov të ëmën

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 19:15 | Kronikë
Adoleshenti në Dibër plagos me kallashnikov të ëmën

Një adoleshent në Dibër është shoqëruar në polici pasi plagosi me armë zjarri nënën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë rreth orës 17:00.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesën e të plagosurës e cila aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit tip kallashnikov u sekuestrua nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos