Adoleshentja fiton çmimin "Pulitzer", filmoi vrasjen e Floyd

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 10:21 | Bota
Adoleshentja fiton çmimin "Pulitzer", filmoi vrasjen e Floyd

Darnella Frazier, adoleshentja nga Minesota e cila filmoi vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga një efektiv policie, ka fituar çmimin Pulitzer.

Frazier është vlerësuar për incizimin e guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që më pas “ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet prestigjioze të gazetarisë.

Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij ndërsa këtë vit ato u shtynë nga muaji prill, për shkak të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos