Tërhoqi nënën zvarrë dhe i mori makinën bashkë me 3 vajzat, 27-vjeçari përfundon pas hekurave

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 18:42 | Bota

Ryan Fraser, 27 vjeç, u dënua me 6 vjet burg, pasi grabiti një automjet në tetor të vitit të kaluar.

Në orën 09:00 të së shtunës së 3 tetorit të vitit të kaluar në Leeds të Anglisë, Fraser nxori me dhunë nënën 40-vjeçare nga një automjet tip “Ford” dhe u largua menjëherë së bashku me tri vajzat e moshës 4, 5 dhe 7 vjeç.

Vajzat u gjetë më shumë se 100 kilometra nga vendi i ngjarjes në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa disa orë më pas u gjet edhe makina, të cilën Fraser e kishte djegur.

Ryan Fraser është një person i varur nga droga, ndërsa u dënua me 6 vite burg për akuzën e grabitjes, rrëmbimit dhe të zjarrvënies. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos