Affleck kujton si sulmohej ish- e fejuara e tij, Jennifer Lopez: Njerëzit ishin kaq të këqinj me të

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 14:04 | Showbiz
Affleck kujton si sulmohej ish- e fejuara e tij, Jennifer Lopez: Njerëzit

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në fillim të viteve 2000.

Megjithatë, aktori rrëfen se gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi në atë periudhë mediat e sulmonin ish-të fejuarën e tij, thuajse çdo ditë.

"Njerëzit ishin kaq të këqinj me të, seksistë, racistë. Janë shkruar kaq shumë gjëra të shëmtuara për atë dikur, sa nëse ju do t'i shkruanit sot, do të pushoheshit menjëherë nga puna.", u shpreh Affleck.

Sipas tij, Lopez duhej të gëzonte prej vitesh respektin që ka sot, pasi është një grua që ka arritur shumë.

"Tani, atë e respektojnë dhe e ngrenë në qiell për punën që bën, për prejardhjen e saj dhe për gjithë çfarë ka arritur. Ashtu siç duhet të bënin gjithmonë!"

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u fejuan në nëntor të vitit 2002, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashura të Hollyëoodit. Megjithatë, pak ditë para dasmës ata anuluan gjithçka dhe krejt papritur njoftuan ndarjen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos