Afganistan, 30 viktima nga një shpërthim pranë një gjimnazi vajzash

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 18:47 | Bota
Afganistan, 30 viktima nga një shpërthim pranë një gjimnazi

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, pranë një gjimnazi vajzash.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha se numri i viktimave mund të shtohet.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkakun e shpërthimit, ndërkohë që talebanët mohuan të jenë përgjegjës për shpërthimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos