India thyen rekorde tragjike, më shumë se 4 mijë viktima në ditë

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 08:33 | Bota
India thyen rekorde tragjike, më shumë se 4 mijë viktima në

India po thyen çdo ditë rekorde tragjike, në luftën kundër koronavirusit. Për herë të parë vendi aziatik ka regjistruar më shumëse 4 mijë të vdekur në 24 orë nga pandemia, pikërisht 4187.

Bilanci i sotëm e çon atë total në 238270 nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që edhe shifra e të infektuarve është tejet shqetësuese, me më shumë se 400 mijë raste të reja me COVID 19 në një ditë të vetme, 22 milionë në total.

https://a2news.com/2021/01/16/india-me-10-milione-te-infektuar-por-milione-besimtare-lahen-se-bashku-ne-lumin-e-shenjte/

India radhitet tashmë në vend të dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që sipas autoriteteve piku i infeksionit në vend ende nuk është arritur, i shtyrë nga përhapja e vrullshme e ndodhur gjatë  disa festave religjioze me pjesëmarrje masive të popullsisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/28/obsh-varianti-indian-i-koronavirusit-eshte-zbuluar-ne-17-vende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos