“Ahmetaj mund të arratiset”, Berisha: Edhe te satelitët e Ramës po të shkojë, do të mbajë përgjegjësi

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 13:03 | Politikë
“Ahmetaj mund të arratiset”, Berisha: Edhe te satelitët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se pas vendimit për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit fshihet një përpjekje e tij për të ikur nga Shqipëria.

“Shkarkimi i jep mundësi Ahmetajt të arratiset nga Shqipëria. Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij. Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës. Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnosh pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur. E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai e quajti ish-zv.kryeministrin si strumbullar të aferës së inceneratorëve. “Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin. Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin. Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove. Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë. Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak, por 55 milionë euro. Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës. Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos