Shkarkimi i Ahmetajt, Vasili: Në Partinë e Punës i dekoronin para pushkatimit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 09:27 | Politikë
Shkarkimi i Ahmetajt, Vasili: Në Partinë e Punës i dekoronin para

Në "Dita jonë" në A2 CNN, Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, komentoi shkarkimin nga posti i zëvendëskryeministrit të Arben Ahmetajt.

Vasili shpreh çudinë se si Rama shkarkon Ahmetajn kur e quan atë të suksesshëm, madje bën edhe një krahasim me kohën e komunizimit, ndërsa me ironi thotë që Rama duhet t’i linte postin e kryeministrit, meqenëse qenka kaq i suksesshëm.

“Ahmetaj ka mbajtur edhe postin e ministrit të Rindërtimit, madje në një kohë mbulonte edhe probleme të pandemisë, sa i takon mbështetjes logjistike. Ai tha se ne e kemi përballuar pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania. Po tani si iku si kryeministër?!

Në Partinë e Punës, para se t’i pushkatonin nganjëherë i dekoronin.

Nuk besoj se ikën për inceneratorët, pasi i pari këtu është Veliaj dhe duhet të ikte i pari. Nëse Ahmetaj përmbushi me sukses rindërtimin, po pse nuk dha dorëheqjen Rama dhe të zëvendësonte ky? Edi Rama nuk njihet për ndonjë sukses. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos