Meta merr teserën e LSI-së, menjëherë në sulm ndaj Ramës e Bashës: Nis rruga drejt referendumit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 10:51 | Politikë
Meta merr teserën e LSI-së, menjëherë në sulm ndaj

Menjëherë pasi la postin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, shkoi mëngjesin e sotëm në selinë e LSI-së, nga ku foli në dalje për gazetarët. Ai tha se mori kartën e anëtarësisë së LSI-së.

Meta u shpreh se sot është një ditë e re dhe sot nis një rrugë të re. Ndërkohë, menjëherë, ai u hodh në sulm ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

https://a2news.com/2022/07/25/meta-rikthehet-ne-seline-e-lsi-bashkepunoj-me-te-gjithe-ata-qe-besojne-te-referendumi/

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS-ja.

Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave.

Ish-lidershipi i PD-së në mënyrë të qëllimshme bllokoi vendin, futi në grackë edhe LSI-në, e cila doli jashtë funksionit të saj, duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e partisë së Bashës që çdo gjë e kishte të koordinuar me Ramën”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos