
Ajax-i e ka nisur sezonin e ri me një trofe, duke fituar Superkupën e Holandës me një triumf 2-0 ndaj rivalëve historik të PSV-së.
Edhe pse shumë prej talenteve të sezonit të fundit që e çuan skuadrën nga Amsterdami deri në gjysmëfinale të Champions League janë larguar tashmë, sërish skuadra e drejtuar nga trajneri Ten Hag nuk e ka pasur të vështirë të mposht PSV-në.
Ndeshja nisi në mënyrë të shkëlqyer për kampionët e Holandës, të cilët arritën të gjejnë golin e parë vetëm pas 35 sekondave nga starti i takimit.
Edhe më tej, lojtarët e Ajax ishin ata që dominuan dhe dyfishuan shifrat në pjesën e dytë me mbrojtësin e Blind, i cili vulosi rezultatin e këtij triumfi në 2-0. (A2 Televizion)