
Mjekë dhe specialistë të shëndetësisë, jashtë komitetit teknik, propozojnë shtimin e testimeve dhe masave në popullate. Sipas profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli, qeveria duhet të zgjedhë prioritetet në pandemi mes shëndetit, ekonomisë dhe politikës.
Sipas Sulçebej duhet të shtohen “aktivitetet testuese në komunitet, në mënyrë që të kapen personat me shenjat klinike por edhe kontaktet, në mënyrë që të identifikohen asimptomatikët”.
Sipas Alban Yllit “mund të marrin edhe masa të tjera, por të balancuara. Nëse do ta kemi fokusin te shkollat, ne do të mbyllim baret, nëse do të kemi fokusin te ekonomia, do të mbyllim shkollat. Pra, pa dyshim do të na duhet të bëjmë zgjedhje edhe politike, ndërkohë që masat duhet të vijojnë”. (A2 Televizion)