
Në këtë situatë pandemie, kur rekomandohet shmangia e grumbullimeve, në Drejtorinë Vendore të Shërbimeve të Transportit Publik në Korçë, dhjetëra qytetarë janë dyndur në radhë për të paguar taksat e automjeteve të tyre.
Nga sa raportohet, njerëzit jo vetëm që nuk ruajnë asnjë distancë, por përpiqen të shtyhen sa më shumë që të arrijnë të paguajnë taksat sa më shpejt.
Fatmirësisht, jo të gjithë qytetarët janë dyndur në radhë, pasi ka edhe nga ata që kanë vendosur të presin dhe të mos rrezikojnë infektimin.
Kjo situatë erdhi pasi dy ditët e fundit, kjo drejtori nuk ka ofruar shërbim për qytetarët. Ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure ka pasur probleme edhe me sistemin. (A2 Televizion)