Akerlie, mes librit e kinemasë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 20:08 | Aktualitet
Akerlie, mes librit e kinemasë

Iben Akerlie është një aktore profesioniste në Norvegji. E ka nisur karrierën e saj që e vogël me filma për adoleshentë dhe të rinj. Por, sot numëron disa produksione kinematografike, midis të cilave edhe vepra letrare të përshtatura në filma.

Kjo lidhje e letërsisë me kinematografinë e ka joshur gjithnjë, e pas disa vitesh shkrime në gazeta ku ndante opinion mbi njerëzoren dhe socialen, Akerlie vendosi të shkruajë diçka për të rinjtë, për bullizmin, për fëmijët ndryshe dhe për sjelljen humane që duhet të gjejmë brenda nesh. Ajo ka ardhur në Tiranë për të prezantuar librin e saj “Shoku im kokëposhtë”.

A2 CNN: Faleminderit që gjetët pak kohë për intervistën tonë, sepse e di që udhëtimi juaj në Shqipëri është i shkurtër, aq sa të takohesh me lexuesit e ardhshëm.

Akerlie: Unë jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që jam këtu sepse vërtet kam ardhur të përshëndetem me lexuesit e mi të ri, ata që do ta marrin librin në gjuhën shqipe, por sigurisht edhe të falënderoj përkthyesin, botuesin, redaktorët dhe këdo që ka punuar që ky libër të dalë në shqip edhe për lexuesin këtu. u jam shumë mirënjohëse për këtë.

A2 CNN: Si ndiheni kur shihni si është realizuar libri juaj në një gjuhë tjetër? Kur merrni në dorë një version tjetër, të ri por sërish një libër që mban emrin tuaj lart.

Akerlie: Është shumë e çuditshme, sepse shqipja ka germa të tjera dhe është e vërtetë që autori në këtë rast unë nuk kuptoj dhe nuk ndjej gjë teksa e shfletoj, por ndjen vërtet një lloj kënaqësie kur sheh që emri yt është aty dhe dikush beson se ky libër duhet përkthyer.

A2 CNN: Njiheni më së shumti si aktore. Ky është libri juaj i parë. Është përpjekja juaj e parë artistike. Nuk ju ka munguar fama, fotografitë, tapeti I kuq. Pse u hodhët te letërsia? Çfarë I lidh këto dy fusha, përveçse bashkohen te fjala art dhe te ju?

Akerlie: Të dyja janë rrëfime të historive njerëzore, apo emocioneve. Tek kinematografia është dikush tjetër që e shkruan histori dhe si aktore më duhet të interpretoj atë histori. Mendova të shkruaj vetë një histori për të dhënë disa mesazhe.

A2 CNN: Te filmi je protagonist, por në libër je vetë krijuese. Në të dyja rastet ka diçka magjike, por nuk e mbaj mend se si një ditë vendosa të shkruaj një libër. di që bashkëpunëtori im në një gazetë kur shkruaja më tha që unë mund të shkruaj. Nisa të provoj me shkrime të vogla dhe çdo herë ndihesha edhe më mirë. Derisa editori, botuesi im më kërkoi të shkruaja diçka për dashurinë time të parë. thashë jo. Është e turpshme për mua. Dhe vendosa të nis të shkruaj një histori që na bën të rritemi si njerëz.

A2 CNN: Të jesh krijuese është diçka që të plotëson gjëra që ndoshta të kanë munguar në fëmijëri, të bën të rikthehesh, të mendosh të gjesh shtigje dhe karakteristika për personazhet e tu, tek njerëzit që ti ke njohur.

Akerlie: Vërtet e kam nisur aktrimin shumë më herët, por shkrimi besoj është diçka që e kam fituar më vonë dhe që besoj se nuk do ta braktis asnjëherë, edhe nëse shkruaj vetëm për vete. Tani shkrimi më duket si diçka natyrale është primare për mua.

A2 CNN: Dhe duket se me këtë libër ke pasur edhe një mision. Nga kjo përgjigje që më dhatë kuptoj se ka ende njerëz që luftojnë për magjinë e librit, ndonëse një vepër të ekranizuar lehtësisht zgjedh ta shohësh si film, apo në një kohë kur teknologjia të ofron audiobooks. Si e sheh përballjen e letërsisë me zhvillimin teknologjik sot?

Akerlie: Ky është një libër për adoleshentë dhe imagjino si është t’i ofrosh të rinjve dhe fëmijëve sot një libër, përballë opsionit tjerët, një film në internet që e gjen me një klik. Në vitin 2016 kur edhe vepra doli në Norvegji, as që e mendoja këtë gjë. Por tani e shoh këtë kompeticion me median sociale dhe TikTok-un më së shumti. Është një kompeticion i fortë, por nuk mendoj se kjo do ta mund letërsinë, për vite libri ka pasur magjinë e  vet. Mund të humbim lexues, por besoj do ketë gjithnjë njerëz që lexojnë dhe të tjerë që shkruajnë si unë dhe ti.

A2 CNN: Dhe në librin që unë kam lexuar së fundmi gjej një rrëfim shumë të bukur për një djalë me nevoja të veçanta, një djalë ndryshe nga të tjerët që mund të jetë shoku i kujtdo nëse gjen dashuri brenda teje dhe mundësi për ta pranuar tjetrin ndryshe, ashtu siç është…

Akerilie: Po, nuk e kam menduar shumë gjatë. Kam dashur gjithnjë të shkruaj për tjetrin për atë që nuk është si ne dhe se si duhet të sillemi ne me të. Unë kam studiuar për sociologji dhe leximet mbi këtë më kanë ndihmuar shumë. Pra temën kryesore e kisha prej kohësh në mendje të shkruaja për atë që është ndryshe nga ne dhe reagimin ndaj asaj që është normale dhe e ndryshme nga ne.

A2 CNN: Por më tej vijon edhe me tema si bullizmi apo dashuria…

Akerlie: Po ato janë elementë të cilët u shtuan rrugës. Nuk e kisha fare në skemën fillestare të librit, por më kanë mbërritur natyrshëm këto elementë pikantë. I kam shtuar pak linjën e dashurisë, pak bullizëm. Dhe kështu me një gjuhë të thjeshtë mbërriti “shou im kokëposhtë”. Një libër që ka fituar dy çmime të rëndësishme europiane dhe uroj të fitojë edhe të tjerë.

A2 CNN: Ju falënderoj shumë për këtë intervistë!

Akerlie: Faleminderit, faleminderit edhe juve shumë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos