Përplasjet në kampin e muxhahedinëve, Çejku: Nëse vërtetohen provat, duhet riparë statusi i tyre

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 21:43 | Aktualitet
Përplasjet në kampin e muxhahedinëve, Çejku: Nëse

Diplomati Arben Çejku e ka vlerësuar si korrekt dhe profesional reagimin e Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, teksa reagimin e tyre e cilësoi si të çuditshëm dhe që linte dyshime se ata fshihnin diçka.

Sipas ish-ambasadorit, hetimet për pretendimet e aktivitetit të sulmeve kibernetike nga ana e anëtarëve të MEK duhen bërë me partnerë të NATO dhe SHBA dhe nëse ato vërtetohen, atëherë duhet riparë dhe statusi i qëndrimit të muxhahedinëve në Shqipëri.

“Këtu në kampin e MEK ka pasur dhe vizitorë të ndryshëm që kanë shkuar dhe I kanë parë, por një anë e medaljes nuk ka qenë e qartë. Sulmet kibernetike duhen thelluar dhe të shkojnë deri në fund, në hetime të marrin pjesë dhe ekspertë të SHBA. Nëse kampi është përdorur për të goditur të tjerë jashtë Shqipërisë, nëse kanë tentuar të keqpërdorin të dhëna të Shqipërisë do ta përkeqësonte më shumë situatën në këtë kamp. Duhet parë deri ku ka shkuar çështja e cenimit të statusit që ata kanë në Shqipëri, si një grupim që janë në mbrojtje dhe që nuk kanë qëllim të godasin shtetet e tjera, përfshirë dhe Iranin. Nëse ata e kanë kaluar në disa forma të ndryshme limitin dhe përbëjnë rrezik me angazhimin e tyre, atëherë statusi i tyre duhet rishikuar”, tha Çejku në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos