
Ka nisur puna për ndërtimin e një aksi alternativ përgjatë aksit rrugor Fier-Vlorë. Lajmin e dha mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama duke postuar edhe pamje nga punimet e tij. Sipas kreut të qeverisë kjo do të shërbejë ëpr të reduktuar trafikun dhe do të ndihmojë bujqësinë dhe agroturizmin e zonës.
“Mirëmëngjes me një tjetër kantier të infrastrukturës rrugore, aksin Fier-Vlorë, që krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)