Covid-19, 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 18:54 | Aktualitet
Covid-19, 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 11 raste pozitive për koronavirusin. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 409 testime të kryera, të infektuar rezultuan 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Ndërkohë, janë 151 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Raste të reja ditore               11

Të shëruar në 24 orë            5

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       409

Testime totale                   2,039,035

Raste pozitive                      333,466

Raste të shëruara                  329,717

Raste Aktive                             151

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      123

Fier                           9

Berat.                        5

Shkodër.                    4

Vlorë                         4

Korçë.                        3

Lezhë.                       3 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos