Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm të një aksidenti rrugor në Baltimore, ku një automjet që po ndiqej nga policia u përplas me një makinë tjetër në një kryqëzim për të goditur më pas një ndërtesë, një pjesë e së cilës u shemb.
Si pasojë e këtij aksidentit të tmerrshëm humbi jetën një kalimtar fatkeq, si dhe u plagosën 5 persona të tjerë.


Policia ishte vënë në ndjekje të makinës Hyundai Sonata që drejtohej nga një 33 vjeçar, e cila ishte raportuar më herët e vjedhur. Ndjekja zgjati për disa minuta në East North Avenue për të përfunduar më pas me përplasjen horror që shembi dhe një pjesë të ndërtesë në anë të rrugës. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )