Aksident i çuditshëm në Peshkopi, makina përfundon në gjykatë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 21:03 | Kronikë
Aksident i çuditshëm në Peshkopi, makina përfundon në

Një aksident aspak i zakontë është regjistruar pak më parë në qytetin e Peshkopisë.

Policia raporton se mjeti tip 'BMW' që drejtohej nga shtetasi F.S. ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu, i lënduar ka mbetur dhe punonjësi i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje rreth dinamikës së këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos